Të premten në Rahovec rivarroset martiri i luftës, Elhami Tahiraga

22 prill 2025 | 15:13

Të premten në orën 14:00 në varrezat e martirëve në Rahovec, do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Elhami Tahiragës, i vrarë në sulmin serb në këtë qytet në korrik të vitit 1998.

Lajmi është bërë me dije nga Komuna e Rahovecit.

Identifikimi i eshtrave të të ndjerit është bërë përmes analizave të ADN-së nga instituti përkatës.

Ceremoninë e rivarrimit do ta organizojnë Komuna e Rahovecit dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën ka dështuar për herë të tretë zgjedhja e…