Të premten shfaqet dokumentari ‘Në shërbim të kombit edhe larg atdheut’, kushtuar veprimtarit Ahmet Metaj
“Në shërbim të kombit edhe larg atdheut” është dokumentari që do të shfaqet të premten, më 27 mars, në kinemanë “ABC” në Prishtinë.
Ky dokumentar i kushtohet mësuesit, intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ahmet Metaj.
Dokumentari “Në shërbim të kombit edhe larg atdheut” do të shfaqet të premten, duke filluar nga ora 19:00.
Ahmet Metaj ka lindur më 20 qershor 1943 në fshatin Shushicë e Poshtme, Komuna e Istogut, ndërsa ka ndërruar jetë më 27 mars 2025 në Berlin, Gjermani.
Metaj ishte aktivist i shquar i çështjes kombëtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në periudha të rëndësishme të historisë sonë. Ai u dallua edhe për organizimin e demonstratave të vitit 1981.
Ahmet Metaj ishte gjithashtu themelues i shkollës shqipe “Dituria” në vitin 1976 dhe i klubit “Bajram Curri” në vitin 1981 në Berlin.




