Të premten zgjidhet kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës

12 mars 2026 | 11:12

Të premten, më 13 mars 2026, me fillim nga ora 09:00, do të mbahet mbledhja konstitutive e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni për legjislaturën e katërt. Mbledhja do të zhvillohet në Hotel Emerald, në sallën “Strauss”, dhe në të do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe mjekë e specialistë nga fusha të ndryshme të mjekësisë.

Sipas agjendës, fillimisht do të bëhet verifikimi i mandateve të anëtarëve të Kuvendit të OMK-së. Më pas do të pasojë prezantimi i kandidatëve për kryetar të Odës së Mjekëve të Kosovës. Pas prezantimit, anëtarët e Kuvendit do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të OMK-së, përmes votës së tyre legjitime. Në garë për këtë post janë kryetari aktual i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, si dhe Naser Gjonbalaj. Kjo mbledhje pritet të përcaktojë udhëheqjen e re të Odës së Mjekëve të Kosovës për mandatin e ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka shënuar një avancim…