
Të prishësh partneritetin me SHBA-në është njësoj si të prishësh me Zotin
Shkruan: Hajdin Abazi
Dy ngjarje që ndodhën si paralel qenë paralajmërimi i dëshmisë së James Rubinit në procesin gjyqësor ndaj ish-liderëve të UÇK-së në Hagë e që mori jehonë gjithandej, dhe thuaja i dominoi mediat dhe u bë temë bisede – thuaja në çdo mes, e që bëri disi të mbetej si nën hijen e saj ngjarja tjetër e jashtëzakonshme: ngrirja e raporteve të SHBA-ve me Qeverinë Kurti, prandaj edhe do t’i kushtojë vëmendje në këtë shkrim.
Kjo shenjë e ngrirjes së raporteve të SHBA me Kurtin për mua jo vetëm nuk ishte e befasueshme, po ishte krejt e pritshme dhe madja pak sa edhe e vonuar. Pse ishte kështu, do ta shpjegojë.
Një mik i imi, i cili i lexon shkrimet e mia rregullisht dhe herë nuk pajtohej me atë që shkruaj e më kritikon, e herë si me shaka më thotë “me këtë shkrim, ia ke qëlluar”, më mori në telefon. “Ti po më del njëfarë profeti!”, duke besuar se po tallej, desha ta dëgjoja shakanë e radhës, ndaj dhe i thashë: “E pse po mendon kështu?”. Ai më tha: “Ja, po të tregojë” dhe nisi t’i përmend disa nga shlrimet e mia që m’i ka botuar “Epoka e re”. Kur shumëkush ishte ngazëllyer nga veprimet në veri të proklamuara si reciprocitet, ti pate shkruar një artikull me titull “Tensionet për reciprocitetin kërkojnë bashkërendim me aleatët” (24.09.2021), kur pohoje, ndër të tjera se çdo gjë duhet të bëhet me koordinim me SHBA dhe aletaët; dhe unë të pata thënë se “je shkëputë nga realiteti i Kosovës”. Të kujtohet? Pastaj artikulli “Dështimet e mëdha në politikën e jashtme që e goditën diplomacinë dhe imazhin e Kosovës” (09.10.2021). Ose artikulli “Populli më pro-amerikan në botë” me lidership me kurd anti-amerikan” (21.12.2021) të pata thënë se e ke ekzagjeruar. Pastaj kur u botua “Kurthet politike të çështjeve të sigurisë që implikojnë gjeopolitilak (06.09. 2023), m’u dukë se po i hiperbolizoje gjërat. Dhe me artikullin “Për çka po aventurizohet partneriteti me SHBA (20.02.2024) m’u pat mbush mendja se t’u ka çakorduar dioptria e racionalitetit dhe se ke nisur të halucionacionosh. Kisha dyshime sepse asnjë reagim publik nuk kishte as aleatët, sa më bëhej se Kurti ishte i koordinuar me ta implicit, nje pajtim i heshtur. Por t’i kishe të drejtë, kur unë e plot si unë ishim verbuar nga iluzioni. Prandaj, njëmend po më del një farë profeti, se në vazhdimësi për katër vite e ke thënë këtë dhe ja që doli ashtu sikurse ke thënë ti: po aventurizohet partneriteti me SHBA-të, e këtë tash e bëri publile vetë SHBA.
Iu përgjigja se ajo që kam shkruar unë nuk ka asnjë lidhje me punë profetësh, sepse nuk jam njeri që kam vizione përmes të cilave ta shoh atë që do të ndodhë. Krejt ato që i kam shkruar, janë përfundime të analizave që kam bërë, dhe përmes tyre e kam parë kahun e largimet nga partneriteti me SHBA-të.
E mbi të gjitha është tepër e rrezikshme për Kosovën pezullimi i dialogut strategjik nga ana e SHBA-ve. Reagimet e para te militantëve të Kurtit, sidomos të disa gjoja intelektualëve logjikëtredhur, sa që thanë se më mirë është për Kosovën kështu!
Erdhi sqarimi se SHBA-të duan të ecin “përpara me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Me fjalë të tjera, po tregohet se masa e SHBA-ve me pezullimin e dialogut ishte për shkak se Kurti si kryeministër nuk po i shmang veprimet destabiliziese dhe se nuk është i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Ajo që po thotë SHBA është se po i tërheq vërejtjen Kurtit që të reflektojë e të ndalet, përndryshe do ta pasojnë masa. Deri ketu e solli Kurti me politikën e tij populiste partneritetin e Kosovës me SHBA-të.
Krahas masave nga BE-ja, tash edhe nga SHBA-të!
E pra, Kosova pa BE-në nuk ka perspektivë sepse atë e synojme, kurse pa SHBA-të Kosova e rrezikon veten e vet domethënë shtetësinë, Republiklën, pavarësinë pa të ciöat nuk ka dhe nuk mund të ketë sovranitet!
Dhe po qe se shihet rrjedha e ftohjes nga viti 2021 kur filloi me mos përfilljen e Marrëveshjes së Washingtonit e deri te pezullimi i dialogut strategjik, krejt kjo kishte një kamuflazh të vendosjen e sovranitetit në veri – dhe këtë në kundërshtim me SHBA-të, vendet e QUINT-it dhe NATO-s.
E pra, e kam theksuar disa herë dhe po e rikujtojë edhe kësaj here se Kosova ka përfituar vetëm kur është bashkërenduar me SHBA-të.
Vetëm pse gjatë luftës çlirimtare, ashtu si na patën sugjeruar amerikanët gjithandej dhe edhe mua emisari Holbrooke në vitin 1998, ne u bashkërenduam me SHBA-të, ndodhi mrekullia: intervenimi i NATO-s dhe çlirimi i Kosovës. Kjo është kryevepra kolosale gjeopolitike e UÇK, e cila me aq afinitet u përcaktua për partneritet me perëndimin e sidomos me SHBA-të.
Dhe pikërisht këtë kryevpër të UÇK-së – partneritetin me SHBA-të që jo vetëm solli çlirimin nga Serbia, po edhe shpalljen e pavarësisë dhe e jemi si mburojë në kundrejt gjeopolitikave gllabëruese ruso-serbe, Albin Kurti i ka vënë kazmën. Dhe në gjithcka e ka mbështetur edhe Vjosa si presidente e edhe Donika si ministre e jashtme! Kjo trio po ia rrëmihë partneritetin Kosovës me shpëtimtarin e saj – SHBA-në.
Në politikë nuk ka rastësi, sidomos jo kur partneri jetik të kërkon të bashkërendohesh e ti me fodullëk e refuzon, që domethënë se ke vënë një qëllim aq destruktiv e aq kundër Kosovës sa vetëm Serbia mund ta dëshironte!
Madje, kjo edhe ishte strategji e serbomëdhenjve për ta shkëputë Kosovën nga SHBA-të.
Ja se si e dizajnonte këtë Dobrica Qosiqi: “Kosova nuk rikthejet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillo të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët të ndjehen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane dhe evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë e ta ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Milosheviçit.”
A nuk po e çon Kurti Kosovën pikërisht në përmbushje të kësaj strategjie të shovinizmit serb duke e ngrirë partneritetin me SHBA-të!?
Kush nuk e ka humbur sado pak arsyen, duhet t’i thërrasë mendjes dhe të shohë se ku po e katandis Kosovën politika e Kurtit. Dhe, natyrisht, t’i thotë mjaft dhe ta braktisë. Përndryshe, sicili që vazhdon me verbëri në mbështetje të politikës antiamerikane të Kurtit, dashje pa dashje shket në taborrin antiKosovë! Është koha e fundit që qytetarët tanë ta kuptojnë këtë të keqe që Kurti po ia shkakton Kosovës.
Të largohesh nga SHBA-të, të them figurativisht, është si të largohesh nga Zoti!