Të rejat më të fundit nga Covid-19 në botë

21 maj 2020 | 10:32

Në të gjithë botën duket se ka një rënie të ndjeshme të të prekurve me koronavirus. Megjithatë, mbledhur shifrat e deritashme, ky virus ua ka marrë jetën 325 543 pacientëve në të gjithë botën, ndërsa me të janë infektuar mbi pesë milionë njerëz.

Shtetet e Bashkuara regjistrojnë bilancin më negativ të vdekjeve, me mbi 93 mijë, ndërsa vendi i origjinës së virusit Korona, Kina, 4 634 viktima.

Deri më tani 1 milion e 979 e 490 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2 milionë e gjysmë raste aktive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në Stamboll të Turqisë profesori i njohur nga…