Të rinjtë evropian dhe amerikan hezitojnë të vaksinohen

06 shtator 2021 | 11:23

Mbi 40 për qind e njerëzve në botë janë vaksinuar për sëmundjen e Covid-19, por vendet me të ardhura të ulëta mbeten një problem për përhapjen më tej të koronavirusit për shkak të ritmeve të ngadalta të imunizimit.

Rreth nëntë muaj më parë filluan të hyjnë në përdorim vaksinat kundër koronavirusit, të zhvilluara dhe testuara në kohë rekord, por fushatat e imunizimit duket se po ngadalësohen.

Kjo po vihet re nga ekspertët në Amerikë dhe në disa shtete të Evropës, ku të rinjtë janë më të tërhequr ndërsa janë edhe kundërshtarët të cilët i druhen efekteve anësore të vaksinave.

Trendi është shqetësues pasi e lejon virusin të përhapet dhe i jep atij mundësi të transformohet në variante të tjera që i rezistojnë vaksinave.

“Vaksinimi është një e drejtë por edhe një përgjegjësi. Në 6 javët e kaluara, ai është ngadalësuar, i ndikuar nga qasja në to por edhe nga hezitimi i vendeve të tjera. Sot vetëm 6 për qind e shteteve me të ardhura të ulëta e kanë përfunduar plotësisht vaksinimin”, ka deklaruar javën e kaluar drejtori i OBSH-së për Evropën.

Vendet e Bashkimit Evropian u kanë mundësuar njërën dozë rreth 77 për qind të banorëve të vet apo mbi 285 milionë njerëzve.

Ndërkohë në Britani, rreth 80 për qind e personave mbi 16 vjeç janë plotësisht të vaksinuar dhe kjo përqindje zbret në 62 në rastin e SHBA-së, ku fushata ka rinisur me shpejtësi.

Rusia mbetet ndër vendet me më shumë skeptikë ndaj vaksinave, ndërkohë Kina raportoi në fundjavë një total prej 2,1 miliardë dozash të kryera, me 900 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht apo 60 për qind e popullsisë kineze.

Njërën dozë të vaksinës e kanë marrë deri tani mbi 40 për qind e njerëzve në botë./oranews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj di si të jetë në qendër…