Të rinjtë në Tunizi përplasen me policinë
13 qershor 2021
| 21:57
Qindra protestues të rinj në moshë janë përplasur me forcat e sigurisë në Tunizi gjatë së dielës. Protestat janë organizuar kundër brutalitetit të policisë nëpër lagjet e kryeqytetit të Tunizisë.
Protestuesit kanë sulmuar policinë me karrige dhe shishe xhami, teksa forcat policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë arrestuar dhjetëra prej tyre. Protestat nisën katër ditë më parë kur një i ri vdiq në rrethana të dyshimta, ndërsa situata është tensionuar edhe më shumë të enjten kur policia zhveshi një të ri në rrugë dhe e rrahu keq.
Policia është arsyetuar se personi ishte i dehur, mirëpo Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar se policët ishin fajtorë për sulmin dhe i ka suspenduar nga detyra.



