
Te Sevilla presin shumë nga Januzaj
Adnan Januzaj duket se është rikthyer në skenë dhe po merr lëvdata nga të gjitha anët, sidomos pas paraqitjes ndaj Villarrealit përkundër humbjes së Sevillas.
Januzaj duket se ka rilindur këtë sezon, pasi trajneri Matias Almeida ka vendosur ti japë hapësirë edhe pse nuk ishte i dëshiruar te Sevilla.
Në fakt, ai deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës ishte në negociata me klubin spanjoll për shkëputjen e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
“Gjithmonë kam besuar se Januzaj është një lojtar i nivelit të lartë dhe paraqitja e tij ndaj Villarrealit ishte brilante”, ka thënë trajneri Almeida.
Januzaj në vitin 2022 u transferua te Sevilla, por në dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Bashakshehiri dhe Las Palmasi.
Këtë sezon, Januzaj ka 3 ndeshje të luajtura në La Liga me fanellën e Sevillas.