TE SHOKU IM GJERGJ PRKOLA, SHQIPTARIN E PARË KATOLIK QË E TAKOVA PËR HERË PARË NË JETËN TIME

01 nëntor 2025 | 12:33

Më 31 Tetor 2025, isha i nderuar t’i shkoja për vizitë në shtëpinë e Tij në fsh. Shpenadi të Prizrenit, shokut tim të kohës së shërbimit ushtarak në ushtrinë jugosllave!

Me Gjergjin jam takuar në kazermen e ushtrisë jugosllave në Pozharevacin famkeq!

Njohja ime me Gjergjin, dashuria që ma imponoi Ai ta ndjeja per Atë, temat që i bisedonim, çasja e Tij dhe serioziteti për gjithëçka që bisedonim e debatonim, qendrimi i Tij burrëror e stoik përballë çdo padrejtësie ndaj shqiptarëve në kazermën ushtarake, ishte mbjellja e parë e dashurisë time të çeliktë për vëllezerit shqiptar katolik!

Gjergji ka qenë 4 vite më i moshuar se unë dhe unë te Ai e kam parë në masë të madhe edhe mesuesin tim për shumë gjëra të cilat i dëgjoja nga goja e Tij për herë të parë në jetën time!

I jam mirënjohës mikut të nderuar Gjergj Shtufi për shoqërimin që ma bëri gjatë vizitës te shoku Gjergj Prkola!

Është merita e Vëlla Gjergj Shtufit që na mundësoi të gjenim njëri tjetrin pas 41 viteve e të takoheshim!

Personaliteti i shokut tim të kazermës ushtarake Gjergj Prkola, ka luajtur rol të rendësishëm në jetën time, në krijim e dashurisë së jashtëzakonshme për vëllezërit shqiptar katolik!

Faleminderit për mikëpritjen Shok e Vëlla Gjergj Tunë Prkola!

Ta njefsha të mirën kudo që të jeshë e sado që të jetosh!

Respekti im për Ty është i madh, buron nga palca e Kombit shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për mungesën…