Të shpërfytyruarit e Kuvendit të Kosovës

20 gusht 2025 | 14:22

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Luani, luani, Beogradi është afër: Gjykata Kushtetuese doli me një vendim që unë si laik edhe mund të mos pajtohem. Nuk po pajtohen njohës me renome ndërkombëtare si antikombëtari paramilitar, Teneqe Murati, vjedhësi i festivalit Woodstock të kontrabanduar si Festivali i Gjysheve të Ferizajt, Mef Bajçina dhe injorantë të tjerë, nga i pari deri te i fundit llaskucë të Albin Kurthit. Kurrë nuk kam besuar se në Kosovë ka aq shumë budallenjë që flasin për Kushtetutën, sikur të ishin vet etërit e Kushtetutës së ShBA-ve. GJK doli me një vendim që disave iu pëlqeu e LV-së jo andaj i lëshoi në rrjete sociale armatën e injorantëve dhe leshkove që të përballen me këtë vendim. Unë nuk e kuptoj se si GJK mund të urdhërojë deputetët të votojnë kur mandati i tyre buron nga votuesi e jo nga GJK! Mandatin ua jep votuesi – populli dhe vetëm ai mund t’i marrë mandatin kurrsesi GJK. Pastaj, nëse urdhëroni që Kuvendi duhet të funksionalizohet brenda 30 ditëve duhet të tregoni sanksionet për mosfunksionalizim. Në vendimin e GJK-së thuhet se gjendja jokushtetuese fillon me ditën kur marioneta numër 1 ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën duke këmbëngulur në “Rregullat e Gotit – Albinit” për votim të fshehtë. Kjo nënkupton se me këtë vendim merr fund trupërisht roli i tij i padinjitetshëm. Riinkarnimi i tij, si bashkëdrejtues i seancës së datës 20 gusht 2025 paraqet sjellje në kundërshtim me Kushtetutën, si recidivist. Ai nuk ka të drejtë të udhëheq seancën më aspektin ligjor, për atë moral as që mund të flitet, nuk ekziston as si shprehje gjuhësore. Edhe për rastet e Fatmir Sejdiut, Behgjet Pacollit apo Avdullah Hotit GJK-ja në vendim nuk e thotë se duhet të dorëhiqen apo të shkarkohen por se janë zgjedhur apo kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Rast i njëjtë është me Avni Deharin, marionetën numër 1. Lenka Haxhiu është në gjendje shoku postraumatik pasi brenda një afati të shkurtër kohor u nokautua 55 herë duke e rrëzuar me vota. Në boks është një rregull se kur një boksier pëson nokaut, nuk ka të drejtë të bokësojë së paku 6 muaj për t’u kthyer në pikën zero. Po të zbatohej ky rregull në Kuvendin e Kosovës, Lenka Haxhiut duhet t’i ndalohet kandidimi për 330 muaj që i bie plotë 27.5 vite. Do të fitonte të drejtën për rikandidim si pensioniste. Ajo e ka shfrytëzuar 6 herë të drejtën për kandidim para gjendjes që u shpallë jokushtetuese nga GJK-ja prandaj e ka djegur këtë të drejtë. LV-ja për të vazhduar bllokimin e Kuvendit ka propozuar përsëri Lenka Haxhiun. Pasi ajo u rrëzua e propozuan Donika Shvarc. Edhe kjo u rrëzua. Mund ta propozojnë antikombëtarin Murati apo nusen e Penxhabit. Pastaj edhe Faton Pecin. Sikur edhe dhunuesin dhe degraduesin e Policisë së Kosovës duke ditur se të gjithë këta do të refuzohen. LV-ja po blenë kohë, opozita nuk pati guxim apo dije që në mbledhjen e parë konstituive ta votojnë propozimin e LV-së për kryetar Kuvendi dhe qeverinë Kurthi 3 duke ia shkurtuar kohën. LV-ja do ta kishte një qeveri të pakicës absolute dhe do të dështonte 100 për qind. Politika është si loja e shahut, e sakrifikon mbretëreshën për ta fituar lojën. Opozita nuk e kuptoi këtë, në vend të një fitoreje strategjike hyri në një pat pozitë përmes lojës së Kuvendit. Pikërisht kjo i përshtatet Kurthit, i ka lëshuar hajnat e pangopur që pamëshirshëm po e kullosin livadhin (buxhetin) e Kosovës duke e lënë pa roje (mbikëqyrje parlamentare). Po i ndajë lexues të nderuar dy ngjarje që më bënë përshtypje nga mungesa elementare e njerzillëkut dhe moralit.

  1. Deklarata e presidentes Vojsa Osmani se: “funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës përbënë urgjencë shtetërore! Skajshmërisht hipokrite dhe e pamoralshme për faktin se duke luajtur me kartën e (munguar) të patriotizmit pamëshirshëm dhe ulët e sulmoi GJK-ja përmes gjykatësit Llaban. E bëri më të rrezikshëm se Drazha Mihajlloviqin, Aleksandar Rankoviqin dhe Sllobodan Millosheviqin me të vetmin qëllim që ta pengojë kuorumin e GJK-së. Për ta ndihmuar Kurthin, si marionetë e përhershme e tij. Për ta siguruar edhe një mandat. Pafundësisht e ulët!
  2. Një delikuent seksual deklaroi botërisht se opozita e tregoi fytyrën e vërtetë pasi refuzoi ta votoi: “vajzën e Heroit Jusuf Gërvalla..” Edhe kjo është skajshmërisht e pamoralshme dhe e ulët të luhet në karta të një patriotizmi (të munguar) të këtij Tregtari të Patriotizmit. Në opozitën aktuale janë të bashkëdyzuar përpjekjet politike dhe ushtarake për çlirim dhe formim të shtetit përmes rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare. M’i gjeni në koalicionin e pushtetit që e administron sot Kosovën të tillë që kanë luftuar për çlirim dhe shtet, personalisht dhe familjarisht. Gani Krasniqi Sali Zyba, Alban Krasniqi, Shqipe Selimi, ku janë të tjerët. Janë dezertorë dhe frikacakë si Xhelali dhe Hyseni. Donika Shvarc po e bënë krejtësisht të kundërtën që e ka bërë lavdishëm Heroi Jusuf Gërvalla. Edhe Lenka Haxhiu është në opozitë 100 për qind me Patriotin e Madh, Njeriun e Mirë dhe Shokun e Jadhtëzakonshëm, Ahmet Haxhiu. Të jem i sinqertë, LV-ja më parë e pranon Kushtetutën e Vidovdanit se Kushtetutën e Kosovës, për pushtet e jo për shtet! Pikërisht kjo trimëria e delikuentit seksual më çoi deri te trimi i ditëve tona që nuk e kemi njohur deri më sot (sigurisht shkaku i modestisë së tepërt) …..Agim Bahtiri!

Trimëritë e rralla janë kryesisht të papara apo….përralla: Shqiptarët njihen për sakrificë ciklike, pas së cilave horrat dhe halabakët përfitojnë duke kënduar, shkruar apo thurur lavde heroizmit dhe sakrificës së tyre duke e vendosur edhe veten diku aty afër e që çuditërisht kanë shpëtuar. Nora e Kelmendit e vrau Vuço Pashën, Milesh Kopiliqi sulltan Pajazitin, gratë e Sulit u hodhën nga shkëmbinjtë për të shpëtuar nderin, Oso Kuka u flijua në Kullë të Barotit, Ahmet Delija luftoi ne sakicë, Vojo Kushi kërceu mbi tank kurse Mic Sokoli i vuri përballë topit gjoksin e vet, Adem Jashari vuri vullnetin, guximin dhe patriotizmin përballë ushtrisë jugosllave dhe serbe sikur që e bëri edhe Tahir Mehaj. Bacë Adem Demaçi vuri sakrificën dhe jetën përballë prangave në llogoret e Jugosllavisë dhe Serbisë, deri sa iku në amshim. Dhe shumë heroizma tjera, që nuk munguan gjatë historisë sonë të lavdishme. Të gjitha këto beteja sakrifikuese u bënë mbi tokë dhe me këmbë në tokë. Por sot lexova dhe dëgjova për një luftë dhe sakrificë të jashtëzakonshme dhe të pazakonshme që admirohet shumë nga peshkaqenët e mashtrimit dhe qyqarë, nga donkishotët virtualë dhe delikuentët seksualë. E kam fjalën për luftën që e paska bërë Agim Bahtiri me paramilitarët e zemlakut të Mimoza Kusarit dhe me vet kryeparamilitarin, Milan Radoiçiqin. Ky farë Radoiçiqi kurrë nuk do të shpëtonte sikur në fushëbetejën në Banjskë të ishte Xhelali. Po të mos ishte Xhelua në gjumë të thellë, historia do të shkruhej ndryshe! Madhështia e luftës dhe heroizmit qëndron se ai nuk ka luftuar në tokë por nën ujë të lumit Ibër. Paramendoni këtë situatë kur pa pajisje nënujore duhet të luftoni nën ujë! Çfarë vuajtje, çfarë sakrifice, ta shkërdhefsha Luftën e Trojës! Në doktrinën ushtarake lufta nënujore bëhet me mjete speciale që përdoren në tokë dhe nën ujë. Quhen Amfibije. Edhe bretkosa luftën e bënë nën ujë. Çka mendoni lexues të nderuar, ku ta vendosi Agim Bahtirin, te amfibijat apo te bretkosat. Dilemë aspak e rëndë. Çfarë mashtruesi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benefitet që ky karburant i sjell makinës Petrol Company është…