“Të shqetësohen kush po abuzon me paratë e tyre”- Reagon ashpër Nasim Haradinaj ndaj ambasadorëve që i dolën krah Trendafiloves

14 maj 2025 | 19:46

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka folur rreth vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekatarina Trendafilova, dhe pasi ajo anuloi konferencën për media pas protestës së veteranëve kundër saj.

Haradinaj në T7, është pyetur për reagimin e ambasadorëve gjerman dhe britanik të cilët kanë kërkuar që ‘’autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa’’.

Haradinaj ka thënë se ambasadorët duhet të shqetësohen se kush po abuzon me parat e tyre.

‘‘Shqetësimi i tyre është më vënë sepse ata kanë marrë mesazhin nga presidenti Trump se kjo gjykatë ka bë abuzime pikërisht me fondet e këtyre që janë të shqetësuar. Ata duhet të jenë të shqetësuar paret e tyre kush po i abuzon. Nuk ka pas nevojë me kanë i shqetësuar përderisa kjo gjykatë të ishte e drejtë të mos ishte raciste’’, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që…