
Të shtëna me armë në Komoran, policia: Raportohet vetëm për dëmtim prone, dy persona janë shoqëruar në polici
Zëdhënësja e Policës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar detaje rreth rastit në Komoran të Drenasit, ku më herët janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Ajo ka treguar se bëhet fjalë vetëm për dëmtim prone.
Sipas saj, për këtë arsyeje dy persona janë shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, ka thënë ka Ahmeti.