Të shtëna me armë në Kongresin Amerikan

06 janar 2021 | 21:34

Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Tashmë po qarkullojnë video në rrjetet sociale teksa ka përleshje mes mbështetësve amerikan dhe policisë së kryeqytetit, Uashington.

Një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua në gjoks , sipas CNN-it. Burimet nuk mund të japin detaje të mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave.

Ndërkohë, Kongresi ka pezulluar punët përkohësisht pas hyrjes së protestuesve në hollin e saj.

Ndërkohë, nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të saj.

Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa e Kongresit amerikan (US Capitol) u kthye në një…