
Të shtëna me armë në Pejë, dy të plagosur
10 tetor 2020
| 14:05
Sot rreth orës 12:20, përballë Fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.
Njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar rasti.
“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi, raporton Klan Kosova.