Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, policia: Tre persona janë plagosur
02 korrik 2026
| 14:34
Polica e Kosovës ka konfirmuar se nga të shtënat për armë zjarri sot në qendër të Podujevës janë plagosur tre persona
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka dhënë detaje.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Pllana.



