Të shtëna me armë për golin e Shqipërisë, arrestohet një person

11 tetor 2025 | 23:09

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Rexhep Luci” pasi Shqipëria realizoi golin e fitores ndaj Serbisë në ndeshjen e futbollit, të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënë si i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atë që nuk arriti ta bënte në Tiranë, e bëri…