Të shtëna me armë zjarri në Bjeshkët e Baballoqit, arrestohen dy persona

07 korrik 2025 | 13:04

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Deçan, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në bjeshkët e Baballoqit.

Rasti ka ndodhur më 6 korrik 2025, rreth orës 10:05, kur Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Deçan, është njoftuar për të shtëna armësh në këtë zonë malore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur disa gëzhoja në tokë.

Dy të dyshuarit, që ndodheshin në vendin e ngjarjes, kanë pranuar se kishin shtënë me armë.

Në vendngjarje janë sekuestruar,  një pushkë automatike AK-47 cal. 7.62 mm, dy karikatorë të zbrazët dhe një gëzhojë, një pistoletë M-57 TT cal. 7.62 mm, një karikator, dy gëzhoja cal. 7.62 mm dhe njëmbëdhjetë gëzhoja cal. 9 mm.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ndalohen pёr 48 orё”, thuhet në komunikatën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve një muaj më parë,…