Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

11 shtator 2025 | 23:32

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj, të enjten.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka pohuar se janë konfiskuar edhe dy armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja.

“Rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar”.

“Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja”, ka thënë Veseli.

I njëjti ka shtuar se nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, dhe se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën juridike të…