Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren, konfiskohet një pistoletë

09 korrik 2021 | 09:55

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e enjte në një aheng në Prizren.

Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një pistoletë.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka shtënë, kanë konfiskuar pistoletë me shtatë fishek dhe pesë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar buxhetin e misionit…