
Të shtëna me armë zjarri në Obiliq
27 gusht 2025
| 20:14
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke njoftuar se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në konfirmim.