
Të shtëna me armë zjarri para qendrës së votimit në Komoran (video)
12 tetor 2025
| 15:56
Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit.
“Klan Kosova” ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke njoftuar pas përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit.
Sipas raportimeve nuk ka të lënduar, ndonëse konfirmim zyrtar nga policia ende nuk ka.