Të ulur në një ulëse druri, Meloni tregon se çfarë foli me Trumpin

17 qershor 2025 | 16:24

Liderët e G7 janë mbledhur dje në Alberta të Kanadasë për të folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me luftën në Lindjen e Mesme apo edhe tregtinë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka publikuar një foto me presidentin Trump, teksa të dy ishin të ulur në një stol druri duke biseduar.

“Gjatë samitit të G7-ës pata një takim dypalësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Diskutuam për çështjet kryesore ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në situatën në Iran dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu trajtuam temën e marrëdhënieve ekonomike midis BE-së dhe ShBA-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit transatlantik”, ka shkruar Meloni në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kosovare, Malisheva ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë…