“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë”
Sot është bërë një vit që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte liruar përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar familjen e tij pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi.
Kjo vizitë ishte lejuar nën masa të rrepta sigurie nga forcat e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.
Pas lejimit të vizitës, me të arritur në aeroportin e Prishtinës, ai ishte dërguar te varri i babait të tij, i cili kishte vdekur disa ditë më parë.
Te varri i babait, ish-presidenti ishte lejuar të qëndronte vetëm disa minuta.
Me këtë rast, ai kishte vendosur një kurorë me lule mbi varrin e prindit të tij.
“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, kishte shkruar Hashim Thaçi në mesazhin e tij në kurorën e vendosur pranë babait të tij në varrezat e fshatit Burojë.



