Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentshoferi për një vit

12 prill 2023 | 10:32

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor” me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Gjilan.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tre (103) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin,…