Tejkaloi në vijë të plotë, ky është vendimi nga policia për gjilanasin

13 shkurt 2022 | 17:56

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shtimin e kontrollit në rrugët e shumta të vendit.

Së fundi Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka pranuar një video-incizim të dërguar nga qytetarët lidhur me një kundërvajtje të shkaktuar në trafik, ku vetura shihet teksa tejkalon në vijë të plotë.

Kësisoj nga policia është thënë se menjëherë janë ndërmarrë veprimet policore ku edhe ka rezultuar me identifikimin e personit/ automjetit të llojit BMW, me tabela 06 dhe më pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik, për shkelje të rregullave në trafikun rrugor.

Kësisoj të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin gjerman për…