Telashe të reja për Eros Grezdën

01 qershor 2020 | 13:54

Reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda, ka sulmuar fizikisht lojtarin e Rijekas, Antonio Çolakun, në parking të stadiumit pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë të dielën.

Rijeka ka triumfuar 3-2 ndaj Osijekut të Grezdës. Në përfundim të ndeshjes ka ardhur deri te incidenti fizik.

“Në fund të ndeshjes, gjatë shkrimit të këtij raportit, delegatit të ndeshjes i është raportuar se në parking të stadiumit Rujevica pranë zhveshtores ka ardhur deri te sulmi fizik ku lojtari i Osijekut, Eros Grezda, e ka goditur me shuplakë në kokë lojtarin e Rijekas, Antonio Çolak. Për këtë ka intervenuar edhe policia që ka kryer hetim zyrtar për ngjarjen e njëjtë”, është shkruar në raportin e delegatit, raportojnë mediumet kroate. Grezda ka luajtur 62 minuta në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen BASHKURTI Turp i madh për politikën shqiptare! Prej…