Telefonatë mes Netanyahut dhe Merz, kancelari gjerman kërkon përmirësimin e situatës në Gaza

27 korrik 2025 | 17:35

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe ka bërë thirrje për arritjen e menjëhershme të një armëpushimi.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili deklaroi:

“Kancelari shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen katastrofike humanitare në Gaza dhe i kërkoi kryeministrit Netanyahu të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.”

Sipas deklaratës zyrtare nga Berlini, “masat e shpallura nga qeveria izraelite duhet të ndiqen tani me hapa të tjerë konkretë dhe të menjëhershëm.”

Qeveria gjermane ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të marrë vendime konkrete, në bashkëpunim me Francën, Britaninë e Madhe, partnerë të tjerë evropianë, SHBA-në dhe shtete arabe, për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në Gaza.

Ndërkohë, Kornelius ritheksoi qëndrimin e qeverisë gjermane në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës, duke theksuar se “njohja e Palestinës nuk është aktualisht në axhendën e Berlinit dhe mbetet një hap i fundit drejt zgjidhjes me dy shtete.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e…