Telefoni i parë që paloset nga “Samsung Galaxy” vjen në fund të vitit

10 shtator 2018 | 11:51

Telefoni i parë i palosshëm “Samsung Galaxy” vjen deri në fund të vitit.

“Samsung” më në fund ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar për vite me radhë, telefoni i mençur i fundit fleksibël i tyre po vjen me të vërtetë në treg dhe do ta shohim në fund të këtij viti.

Kjo u konfirmua nga drejtori i departamentit për mobil, Dj Koh, duke thënë se pajisja revolucionare do të paraqitet në fund të vitit, ndërsa kopjet e para do të arrijnë në duart e konsumatorëve në 2019.

Pajisja do të prezantohet gjatë konferencës së zhvilluesve “Samsung” në San Francisko në dhjetor.

“Samsung” ka konfirmuar tashmë disa herë se po punon në pajisjen prototip të pajisjes me palosje, por ende nuk dihet emri i tij zyrtar./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë, pas fitores kundër Izraelit, sonte (e hënë)…