Telegram ngushëllimi i familjes Thaçi për familjen Qosja
Me rastin e vdekjes së akademikut Rexhep Qosja, familja e ish presidentit Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Qosja.
“Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë”, thuhet në telegramin ngushëllues të familjes Thaçi.
“E nderuara familje Qosja,
Na pikëlloi thellësisht lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.
Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë.
Me respekt,
Familja Thaçi”.



