Telegram ngushëllimi nga presidenti i FFK-së për ndarjen nga jeta të Rifat Stojkajt

11 maj 2026 | 11:02

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Rifat Stojkajt, i cili për disa vite edhe në futboll, si kryetar i KF Deçani.

“E nderuara familje Stojkaj,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Rifat Stojkaj.
Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Rifati shërbeu për disa vite edhe në futboll, si kryetar i KF Deçani, teksa me përkushtimin, energjinë dhe korrektësinë e tij bëri që klubi të rikthehej në Ligën e Dytë dhe të ketë një qëndrueshmëri në të gjitha aspektet organizative. Përveç kontributit në sport, viteve të fundit ai dha kontribut të çmuar në jetën institucionale dhe publike si drejtor i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e qytetarëve e bashkëpunëtorëve të shumtë.
Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë komunën e Deçanit. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen për humbjen e një njeriu të çmuar dhe një sportdashësi të përkushtuar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rifat Stojkajn”, thuhet në telegramin ngushëllues të presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e sotme sjell një përballje shumë interesante në La…