Temperamenti ynë në kohë pandemie

15 shtator 2021 | 16:18

Shkruan: Arben Dashevci

Ky shkrimi i imi e i shkurtë, është vetëm një pikë uji në oqean dhe nuk i rregullon situatat ku çdo gjë kthehet në vendin e vet sa qelë dhe mbyll sytë, por që është një përpjekje për ndihmë me shpresën që diçka pozitive dhurova për njerëzit, për ata që e lexojnë.

Po jetojmë në një gjendje të jashtëzakonshme ku asgjë me nuk është e zakonshme ne këtë kohë pandemie, të gjithë ne jemi në një konfuzion dhe udhëkryq se si ta shndërrojmë të jashtëzakonshmen në të zakonshme, pra si  të adaptohemi në këtë situatë të vështirë globale.

Për këtë është i nevojshëm mundi dhe disiplina, respektimi i disa rregullave të caktuara nga ekspertet e shëndetësisë, të cilat  nuk i kemi pasur më përpara, pra ne po ambientohemi me këtë situatë deri sa të kaloj dhe ti kthehemi përsëri normales e cila aq shumë po na mungon.

Nevojitet kërkim i alternativave pozitive që më besoni ka aq shumë sa që janë të pa numërta. Prandaj kujtoji dhe kërkoj ato sepse jemi në gjendje jo normale, dhe më pas adaptoju edhe ti, që të tejkalojmë këtë situate sepse nuk jemi të vetëm. Të njëjtën po e kalon i tërë globi.

Kërko dhe shijo natyrën dhe sportin deri me maksimum. -Kërko familjen  e dhurojë dashuri sepse janë të paret dhe të fundit për ty dhe për të gjithë ne. Nëse e ke dashur urbanen dhe betonin, atëherë fillo të mendosh për natyrën dhe qetësinë tënde shpirtërore. Aty sigurisht do ta gjeni veten e më pas edhe  lumturia vjen vetvetiu. Pastaj ja vlen çdo gjë.

Njeriu, pra unë dhe ti që po e lexon këtë shkrim timin të shkurtë, ballafaqohemi me shumë sfida në jetë. Sfidat vinë dhe nuk ndalen dhe janë nga më  të ndryshmet, por atyre duhet dalur përpara dhe t’u thuhet urdhëroni se këtu jam unë, po ju pres një nga një dhe se do të ju tejkaloj ashtu sikurse era me moton “Gone with the wind”.

Mendoni që thënia e urtë popullore, “Njeriu është më i forte se guri“, është fjalë e kotë. Jo, jo. -Nuk është e kotë, në asnjë mënyrë, sepse atë që përballon njeriu nuk mund ta përballoj asnjë krijesë tjetër ne tokë. Kjo është dëshmi e gjallë dhe nuk mund ta mohoj askush.

Gjatë jetës kalojmë në etapa të ndryshme dhe jeta na ngarkon me sfida nga më të ndryshmet.-Por duhet ta dimë një gjë, askush nuk ngarkohet me shumë se që nuk mund ta mbaj a përballoj diçka mbi supet e veta.- E Kjo ndodhë sepse ashtu jemi të krijuar, prandaj edhe ekzistojnë alternativat dalëse nga situatat e vështira.

Largohu prej pesimizmit dhe pesimistit. Binde skeptikun me fakte e nëse nuk mundesh, atëherë ktheja shpinën dhe mos u kthe pas. Mos e bë gabimin e njëjtë dy herë, por vazhdo jetën tënde sepse jeta jote është vetëm e jotja. Prandaj jetoje ashtu siç dëshiron ti dhe rri vetëm me ata që i ke për zemër dhe të bëjnë të lumtur. Largohu prej atyre që të bëjnë të ndihesh keq psiqikisht dhe emocionalisht, largohu menjëherë duke mos u kthyer më mbrapa e ta përjetosh të njëjtën ndjenjë të keqe që të sjellë dëm e mërzi.

Mos rri me askënd prej zorit  me arsyetimin “nuk po kamë qare”, ku ti e ndien vetën keq. Pavarësisht, se kush është ai dhe çfarë pozite ka në shoqëri e po të jetë ai edhe vetë mbreti, ai karakterin e vet, ti e  ke tëndin, ai jetën e vet ti ke tënden, ai me të veten ti me tendën…Qetësia shpirtërore është me e rëndësishmja dhe  nuk ka pozitë dhe për asnjë çmim që mund  të ta thej karakterin tënd!

Je njeri- personalitet në vetvete dhe ke vlerat e tua, ke principet dhe tiparet e tua të jetës.  -Andaj, mos u nënshtro te njeriu, respekto që të jesh i respektuar, ndero që të jesh i nderuar, por jo nënshtrim asnjëherë nënshtrim tek njeriu sepse nuk ja vlen, fundja edhe ai/ajo, është sikurse edhe ti njeri dhe jo me shumë se njeri. Kaq e thjeshtë është kjo punë dhe përfundon me kaq.

Njerëzit janë ata që veçohen me temperamente të ndryshme si ti dallojmë ato që të krijojmë përshtypjen-

-Veçoritë e temperamentit

Zakonisht mendohet se veçoritë e temperamentit shprehin vetëm mënyrën dhe karakteristikat e reagimit emocional në aspektin e shpeshtësisë, të kohëzgjatjes, të intensitetit dhe të lehtësisë me të cilën paraqiten emocionet.

Pastaj, temperamentit i mëveshët edhe toni emocional që mbisundon tek individi: ku paraqiten kryesisht, emocionet pozitive që i përjetojmë në formë të ndjeshmërisë së kënaqësisë ose emocionet negative ne formë të ndjenjave të pakënaqësisë.

Është dëshmuar, ndërkaq, se nuk është më e arsyeshme të kufizohet temperamenti vetëm në sferën emocionale të reagimit.

Ai manifestohet në të gjitha llojet e reagimit të njeriut. Përveç reaksioneve emocionale, këtu duhet numëruar edhe të gjitha proceset e tjera psikike dhe reaksionet motorike, kurse temperamenti shprehë shpejtësinë dhe fuqinë me të cilën ato procese zhvillohen.

Njerëzit dallohen shumë sipas karakteristikave te reagimit ne situata të caktuara, kështu që kah moti ekzistojnë përpjekjet për kategorizimin e temperamentit në disa lloje.

Sipas hipokaitit duhet dalluar katër tipa të temperamentit: kolerik, sangvinik, flegmatik dhe melankolik. Secili prej këtyre tipave të temperamentit karakterizohet me mënyrën e caktuar të reagimit.

Temperamenti kolerik- karakterizohet me ndjenjat e fuqishme, me vendim marrje të lehtë të aksionit dhe me shqetësime të shpeshta. Kolerikët hidhërohen lehtë dhe e manifestojnë fuqishëm hidhërimin e vet, prandaj shpeshherë vinë në konflikt me të tjerët. Shkurtimisht, koleriku karakterizohet me reaksione të hovshme dhe të fuqishme.

Pra sikurse çaji kur të vlon e të përvëlon. Ti vetëm leje le të ftohet pak dhe e pinë në qetësi. Pra frenoje vetën në goditjen e parë.

Temperamenti  sangvinik – ka të përbashkët me të parin – shpejtësinë me të cilën reagon ndaj situatave të ndryshme  ngacmuese, por reaksionet e sangvinikut janë te dobëta. Tek ata  mbisundojnë emocionet pozitive dhe janë të prirur, në përgjithësi, për disponim të çiltër. Përgjithësisht, sangvinikët reagojnë shpejt dhe dobët.

Pra ata kthehen dhe kërkojnë falje. E ne jemi njerëz, andaj fal sepse falja të çliron, falja të bënë më të fortë dhe falja tregon se ke vlera dhe vlerat personale janë më të rëndësishmet që ne posedojmë. Andaj ruaj ato vlera pozitive që ke sikur sytë e ballit.

Temperamenti  flegmatik- karakterizohet me reaksione të rralla, të ngadalshme dhe të dobëta. Flegmatikët janë të qetë, stabil, pak të ndjeshëm dhe pak të lëvizshëm. Shkurtimisht, ata i karakterizojnë reaksionet e dobëta dhe të ngadalshme.

Temperamenti  melankolik- ka të përbashkëta me temperamentin flegmatik ngadalësinë e reagimit ku ata/ato  rrallë reagojnë, por kur reagojnë atëherë këtë e bënë me ndjenja të fuqishme që zgjasin shumë.

Melankoliku reagon, para se gjithash, lidhur me ate që ka te bëjë me personalitetin e tij.

Tek ata/ato  mbisundojnë emocionet negative, ndjenjat e pikëllimit dhe të brengosjes. Shkurtimisht, melankolikun e karakterizojnë emocionet e rralla, të ngadalshme dhe të fuqishme.

Nëse hasë në kësi lloj njeriu, ndihmoje sepse ndihma jote në këso raste, mund të jetë vendimtare. -Fjala jote mund të shërojë dikë duke i’u referuar fjalëve të urta, “Fjala e mire është ilaç i shpirtit “. Kur ndihmon melankolikun mos u krekos me ndihmën që ke bërë. – Falënderimet do te vijnë vet, pa pritur dhe pa e kujtuar, sepse do ta kujtoj ai që i ke ndihmuar, do ta kujtoj në detaje momentin e ndihmës, dhe me atë do të vërtetoheshin edhe vet që ndihma jote ka qenë vendimtare, sepse melankoliku nuk harron. Më pastaj ti këtë ndjenjë të bukur që do ta përjetosh, nuk paguhet me asnjë çmim në këtë botë. Pra  mbaje në mend e  mos e harro se asnjë çmim në këtë botë, nuk e paguan këtë ndjenjën e fjalës se mirë.

Temperamenti  gjatë jetës në një masë mund të ndryshoj, jo vetëm  për shkak të ligjshmërive në ndryshimet e funksioneve fiziologjike, por edhe për shkak të zhvillimit të përgjithshëm të personalitetit.

Për fund shkrimi im është dhe  do mbetet pikë në oqean, sepse nuk i ndryshon gjërat, por është një përpjekje e vogël për ndihmë, të përçoj një mesazh dhe rastet e vrasjeve të fundit, dhe problemet që ne i shohim për çdo ditë në televizionet tona, më kanë detyruar të shkruaj, që sado pak ti njohim  temperamentet e njerëzve, që të kemi kujdes, dhe të na shërbej si formë e preventivës dhe asgjë më shumë.

Mitrovicë 15.09.2021

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti,…