Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë: Mos i ekspozoni fëmijët në diell
19 korrik 2023
| 12:11
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar që gjatë ditëve të nxehta që po mbretërojnë në vendin tonë, kujdesi ndaj fëmijëve të jetë i madh dhe që ata të mos ekspozohen në diell.
Njoftimi i plotë i MSh-së:

KUJDESI NDAJ FËMIJËVE PËRGJATË TEMPERATURAVE TË LARTA


Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

U jepni ujë rregullisht;

Pastroni rregullisht.

Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det


Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;


Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
——————