Ten Hag pranë rikthimit befasues në stol pak javë pas shkarkimit nga Bayer Leverkuseni

06 tetor 2025 | 14:01

Trajneri i mëparshëm i Manchester United, Erik ten Hag, raportohet se është afër një rikthimi në stol, pasi u shkarkua nga Bayern Leverkusen në shtator.

55-vjeçari udhëhoqi Manchester United drejt dy trofeve, Kupës së Ligës në 2023 dhe FA Cup në 2024 gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, por rezultatet e paqëndrueshme çuan në shkarkimin e tij në vjeshtën e vitit 2024, kur u zëvendësua nga Ruben Amorim.

Pas një periudhe larg futbollit, trajneri holandez mori drejtimin e Leverkusenit pas largimit të Xabi Alonso drejt Real Madridit, por Ten Hag qëndroi vetëm dy ndeshje në Bundesligë para se të shkarkohej.

Kjo e shtyri Ten Hagin të përshkruajë shkarkimin e tij si “të paprecedent” dhe të deklarojë se hierarkia në klub nuk i dha “kohën dhe besimin” e nevojshëm, duke shtuar se marrëdhënia e tyre nuk ishte bazuar në “besim të ndërsjellë”.

Pavarësisht se dy rolet e fundit menaxheriale nuk shkuan sipas dëshirave të tij, 55-vjeçari mund të jetë afër një rikthimi në stol.

Një raport nga “De Telegraaf”, i transmetuar nga gazeta Mirror, sugjeron se Ten Hag është propozuar për t’u rikthyer te klubi i tij i mëparshëm, Ajax.

55-vjeçari pati sukses me klubin e Amsterdamit nga viti 2018 deri në 2022, periudhë gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë tre tituj në Eredivisie dhe dy Kupa KNVB, si dhe të arrijë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në 2019.

Trajneri aktual i Ajax është John Heitinga, ish-asistenti i Liverpoolit dhe ish-mbrojtësi i Ligës Premier, i cili mori drejtimin e skuadrës këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënimi i një autogoli është forma më e madhe e…