
Ten Hag: Ronaldo nuk ka qenë kurrë problemi te Unitedi, fituam dy tituj kur ai shkoi
10 gusht 2025
| 08:36
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Erik ten Hag, e ka adresuar për të satën herë situatën e tij me Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi.
Pesë herë Topi i Artë ishte larguar nga Unitedi në mënyrë të hidhur, por ten Hagu ka fjalë të tjera.
“Cristiano Ronaldo nuk ka qenë kurrë problemi”, ka thënë ai.
“Është e kaluar, pas asaj ne fituam dy trofe”, përfundoi strategu holandez.