
Ten Hagen zëvendëson Alonson te Leverkuseni
Bayer Leverkusen ka emëruar ish-trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, si zëvendësues të Xabi Alonsos. Klubi i Bundesligës njoftoi të hënën se 55-vjeçari Ten Hag kishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027.
Ai trashëgon një ekip që përfundoi i dyti në Bundesligë dhe arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, pasi fitoi të dy garat nën drejtimin e Alonsos një vit më parë. Alonso u largua për të marrë drejtimin e Real Madridit. Është puna e parë e Ten Hag që kur u shkarkua nga posti i trajnerit të United në tetor 2024.
Trajneri holandez fitoi dy kupa vendase në dy vjet e gjysmë në krye të United, por u shkarkua pas fillimit më të keq të klubit në një sezon, me katër humbje në nëntë ndeshje lige. Tashmë holandezi do të jetë në krye të Leverkusen, ku do të synojë të fitojë Bundesligën dhe të përfaqësohet sa me mirë në Champions League.