
Tenistët e Kosovës e mposhtin Islandën në ‘Davis Cup’
12 qershor 2025
| 15:58
Tenistët e Kosovës triumfuan edhe të enjten, duke shënuar një tjetër fitore të pastër në “Davis Cup”.
Në dy takimet individuale dhe në dyshe, “Dardanët” fituan bindshëm:
Jasin Jakupi – Rafn Bonifacius 6:2, 7:5
Vullnet Tashi – Egill Sigurdsson 6:0, 6:2
Florent Limani / Doni Gashi – Egill Sigurdsson / Rafn Bonifacius 6:4, 6:3
Me dy fitore ndaj dy shteteve, Kosova siguron pjesëmarrjen në fazën “play-off”, duke synuar ngjitjen në Grupin III të Kampionatit Botëror të Tenisit – Davis Cup.
Të premten për vendin e parë në grup, Kosova përballet me Lihtenshtajnin.