Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë F-35 ndjekin avionin luftarak rus

13 gusht 2025 | 21:27

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në Estoni në përgjigje të avionëve rusë si pjesë e misionit të patrullimit ajror të NATO-s.

Ngritja e dy avionëve italianë u zhvillua si pjesë e një misioni patrullimi ajror të NATO-s. Objektivi ishte identifikimi i një avioni Antonov An-12 me radar të fikur dhe pa plan fluturimi gjatë rrugës për në enklavën ruse të Kaliningradit, mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik.

Komanda Ajrore e NATO-s njoftoi se “Task Forca Ajrore Italiane, një detashment i Krahut të 32-të në Bazën Ajrore Ämari, ishte në gatishmëri të shpejtë 24/7” për të tilla situata.

Po ashtu në deklaratë thuhet se F-35 italianë kanë demonstruar angazhimin e Aleancës për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s. (A2 Televizion)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një…