Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca

12 shtator 2025 | 11:43

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.

Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo, shkruan “Euronews.al”.

Mes debatesh është votuar komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa seanca e radhës është vendosur për sot në orën 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur australiane, Margot Robbie ka bërë një paraqitje…