Tensione në seancën plenare, Berishës i ndërpritet fjala, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren

12 shkurt 2026 | 11:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer ironitë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka thënë  se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas gjuhës së përdorur nga Berisha, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ia ka ndërprerë fjalën kryedemokratit.

Menjëherë, Berisha është rrethuar nga deputetët demokratë dhe garda, ndërsa Peleshi u ka kërkuar atyre të ulën.

Berisha: Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta njerëz shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike.

Pelshi: Nuk mund të lejojmë këtë lloj fjalori në këtë Kuvend. Ndërpritet fjala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte…