Tensionet mes dy fuqive bërthamore arrijnë kulmin – Pse India dhe Pakistani po ballafaqohen prapë me luftë pas 80 vjetësh?

06 maj 2025 | 23:50

Kashmiri, një nga pikat më të rrezikshme DHE të nxehta në botë, kontrollohet pjesërisht nga India dhe Pakistani, por të dy vendet e pretendojnë atë në tërësinë e tij, raporton CNN, transmeton Periskopi.

Dy rivalët e armatosur me armë bërthamore kanë zhvilluar tri luftëra për territorin malor që tani është i ndarë nga një kufi de facto i quajtur Vija e Kontrollit (LOC) që nga pavarësia e tyre nga Britania gati 80 vjet më parë.

Tensionet u përshkallëzuan përsëri pasi persona të armatosur masakruan 26 civilë në Pahalgam, në Kashmirin e kontrolluar nga India, muajin e kaluar, në sulmin më vdekjeprurës ndaj indianëve në vitet e fundit.

India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulmin në Pahalgam – një pretendim që Islamabadi e mohon. Pakistani ka ofruar një hetim neutral për incidentin.

Masakra shkaktoi menjëherë zemërim të përhapur në Indi dhe kryeministri Narendra Modi kishte qenë nën presion të jashtëzakonshëm për t’u hakmarrë me forcë.

Në ditët pas sulmit në Pahalgam, të dy vendet i uliin shpejt marrëdhëniet me njëra-tjetrën dhe që atëherë janë angazhuar në përshkallëzim të armiqësive “dhëmbë për dhëmbë”.

India urdhëroi qytetarët e saj të ktheheshin nga Pakistani, mbylli një pikëkalim të rëndësishëm kufitar dhe pezulloi përfshirjen e saj në një traktat të rëndësishëm për ndarjen e ujit që ka qenë në fuqi që nga viti 1960.

Pakistani pezulloi tregtinë me Indinë dhe dëboi diplomatët indianë. Ai tha se çdo përpjekje për të ndaluar ose devijuar ujin që i përket Pakistanit do të konsiderohej një “akt lufte”.

Të dyja vendet kanë mbyllur gjithashtu hapësirën ajrore për njëra-tjetrën.

Nju Delhi dhe Islamabadi gjithashtu kishin treguar fuqinë e tyre ushtarake ndërsa tensionet vlonin përgjatë LOC me shkëmbime të vogla zjarri përgjatë demarkacionit në ditët e fundit. Të dyja palët kanë mbyllur gjithashtu hapësirat e tyre ajrore për linjat ajrore të njëra-tjetrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar…