Tensionet mes Real Madrid dhe La Ligës: Tebas reagon pas kritikave të forta nga Perezi

23 nëntor 2025 | 13:55

Përplasjet mes Real Madrid dhe La Ligës janë ndezur sërish pas deklaratave të forta të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit.

Në fjalën e tij, Perez kritikoi ashpër drejtimin e futbollit spanjoll dhe La Ligën, duke përmendur praktikat që ai i cilësoi si anormale dhe dëmtuese për tifozët.

Përgjigja e shpejtë e Javier Tebas, presidenti i La Ligës, erdhi me një ton mbrojtës, ku ai u mundua të minimizonte fjalët e Pérez, duke e quajtur atë “të përsëritur” dhe “supremacist”.

Tebas theksoi se çdo vit Perez hedh akuza të ngjashme dhe premtoi një përgjigje më të detajuar më vonë, duke aluduar se shumë nga kritikët e Perez janë të ndikuar nga frustrimi i një grupi të vogël ndjekësish.

Tensionet mes dy liderëve të futbollit spanjoll pritet të vazhdojnë, ndërsa të gjithë presin përgjigjen e plotë të Tebas për të parë nëse do të ofrojë sqarime të vërteta ose do të vazhdojë të shmangë debatet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
DRILON MUJA shpall te pavleshme deftesat e vitit I dhe…