Tensionet në Veri: ​Ambasadorët e QUINT-it takojnë Kurtin në qeveri

24 shtator 2023 | 15:54

Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it; i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuara, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, gjenden në Qeverinë e Kosovës.

Ata po mbajnë takim me kryeministrin Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri, ku mbeti i vrarë një policë i Kosovës dhe dy të tjerë janë plagosur nga një grup terroristë, i cili është vendosur në Manastirin në Banjskë dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga policia e Kosovës.

Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).

Policia fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë. Deri tash zyrtarisht një terrorist dihet se është vrarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por…