Tensionet Rusi-Ukrainë rrisin çmimet e naftës

22 shkurt 2022 | 14:37

Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi – çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet.

Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka njohur rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura.

Putin ka urdhëruar edhe vendosjen e trupave ruse atje.

Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës, pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesja kryesore në botë e gazit natyror.

Të martën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij ka pezulluar procesin e certifikimit të gazsjellësit të diskutueshëm Rrjedha e Veriut 2, i cili do ta sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani.

Në Londër, tregu i aksioneve është hapur të martën për 1.4 për qind më i ulët, por e ka rimarrë veten në orët e mëvonshme.

Tregjet aziatike të aksioneve janë mbyllur po ashtu më ulët dhe ngjashëm pritet të ndodhë edhe me bursat amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mund të dërgojë më shumë trupa në Lituani, pasi…