Tentativë për shmangie doganore, kapet kolagjen në Vërmicë

07 tetor 2025 | 13:03

Në pikën kufitare të Vërmicës pas kontrolleve të rregullta doganore është identifikuar një rast i tentativës për shmangie të obligimeve doganore.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas deklarimit të palës se nuk kishte mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit zyrtarët e saj kanë hasur në 153 pako me pluhur kolagjeni (nga 200 gram secila), të cilat ishin të vendosura në bagazh dhe për të cilat pala nuk kishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.

“Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit doganor dhe të akcizës së Kosovës. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të ndaluar kontrabandën, për të mbrojtur ekonominë e vendit dhe për të siguruar që mallrat që hyjnë në Kosovë të jenë të kontrolluara dhe të deklaruara sipas ligjit”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka reaguar presidentit serb…