
Tentim-vrasje në Mitrovicë të Jugut, sulmohet me thikë një burrë në park
07 shtator 2025
| 15:16
Një tentativë për vrasje është regjistruar në parkun e qytetit “Nëna Terezë” në Mitrovicën e Jugut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga dy persona të panjohur.
“Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që për deri sa ishte në park ishte sulmuar me një mjetë të mprehtë nga dy të dyshuar të pa njohur. Sipas mjekut, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.