Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet qytetari nga Kosova

11 shtator 2020 | 12:56

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar pasi kaloi mallra kontrabandë, si dhe një doganier po ndiqet penalisht pasi lejoi kalimin e tij në pikën kufitare të Morinës.

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar pasi kaloi mallra kontrabandë, si dhe një doganier po ndiqet penalisht pasi lejoi kalimin e tij në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mjetin tip furgon të shqiptarit nga Kosova I.A., 54 vjeç, u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Policia e Tropojës vuri në pranga 54-vjeçarin në vendin e quajtur “Sopot”, ndërsa nisi hetimet për doganierit që lejoi kalimin e tij në doganën e Qafë Morinës.

Në hetim është doganieri V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur, raporton shqiptarja.com.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati nuk arriti përsëri të enjten të miratojë një paketë…