
Tentoi të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar, automjetin top Benz me drejtuesit shtetasin A.S.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri, pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia shqiptare.