“Tentuan me i zënë Ademin, Hamzën e Rifatin”, Murtezaj flet për sulmin e 1991 mbi familjen Jashari

11 nëntor 2023 | 21:02

I ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova ka qenë veprimtari i njohur Xhafer MURTEZAJ, i cili në pjesë e parë të rrëfimit të tij kryesisht foli për Drenicën e njerëzit e rëndësishëm të kësaj komune.

Ai në këtë rrëfim të tij foli edhe për familjen heroike Jashari, duke treguar disa detaje nga sulmi i parë mbi ta në dhjetor të vitit 1991.

Murtezaj u shpreh se nga ky sulm pati tentime që të kapnin krerët e kësaj familje, Adem Jasharin, Hamzë Jasharin si dhe Rifat Jasharin.

“Rasti i parë që është shumë interesant është më 10 dhjetor të 1991-tës ku tentojnë me shku me i zënë Ademin, Hamzën edhe Rifatin. Arrijnë me shpëtu, por atë ditë ka pas shumë forca të mëdha, ka pas edhe malltretime të mëdha, ka pas të rrahur e të malltretuar, sidomos baca Shaban. Shumë i malltretuar ka qenë edhe Xhafer Jashari”

“Anton Kola na qortoi, na rrahi pak”, rrëfimin me detaje nga vazhdimi i kësaj historie nga Xhafer Murtezaj mund ta dëgjoni në videon në vijim:

https://www.youtube.com/watch?v=i1zKcxBGo6M&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Emisioni i plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=zYKzX8guyvs&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan MEROVCIN”…