Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona
25 dhjetor 2025
| 11:27
Marc-Andre ter Stegen po shqyrton seriozisht largimin nga Barcelona gjatë merkatos së janarit.
Arsyeja kryesore nuk lidhet vetëm me konkurrencën nga Joan Garcia, por me objektivin e madh të portierit gjerman, të jetë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës.
Mungesa e vazhdimësisë dhe problemet fizike kanë ulur rolin e tij te Barça dhe klubi katalanas nuk do që ai të largohet por është i hapur për një zgjidhje nëse lojtari kërkon më shumë minuta.
Sipas mediave spanjolle, për portierin gjerman janë të interesuara disa skuadra.



