
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
08 qershor 2025
| 19:24
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajtur “Ura e Kaçanikut” në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Një i ri nga Pozherani i Vitisë, Ideal Halabaku, e ka humbur jetën duke përfunduar poshtë urës.
I njëjti ishte vetaksidentuar dhe siç mëson Klankosova.tv kishte tentuar t’iu ikte autoriteteve të sigurisë.
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku u bë edhe tërheqja e trupit të pajetë të viktimës.